SPORT, 26 Qershor 2018, 22:04

Argjentina qesh, por gjen Francën në “raundin e vdekjes”

Nuk është Lionel Mesi, por Markis Roho heroi i Argjentinës. Një gol në minutën e 86-të i siguroi amerikanolatinëve një fitore dramatike 2-1 ndaj Nigerisë, në një ndeshje me shumë tension, lot gëzimi dhe trishtimi.

Lionel Mesi shënoi golin e parë të Argjentinës në minutën 14-të, ndërsa Nigeria barazoi me penallti me anë të Viktor Moses, me një 11-metërsh ku u desh edhe ndërhyrja e VAR-it në vendimin e gjyqtarit turk Çakir.

Në 1/16-at, Argjentina do të përballet me Francën e Griezmanit.

Kroacia bëri detyrën ndaj Islandës, duke fituar 2-1 dhe e mbyllur Grupin D me tri fitore në po aq ndeshje.

Pas ndeshjeve në grupe, Kroacia grumbulloi 9 pikë, Argjentina 4, Nigeria 3 dhe Islanda, 1 pikë.

/TPZ.AL/