TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është diçka që e kemi parë rrallë nga kombëtaret angleze në turnetë kryesorë përgjatë viteve. Por Garet Sauthgejt dhe skuadra e tij aktuale i kanë perfeksionuar goditjet standarde dhe i kanë shndërruar ato në një armë të fortë në Rusi. Xhon Stons shënoi dy herë nga situatat me topin e ndaluar kundër Panamasë të dielën.
Pesë nga 8 golat e Anglisë në këtë Botëror kanë ardhur nga goditjet e këndit ose ato të dënimit. Lufta në ajër ka qenë gjithnjë një nga pikat e forta të “Tre Luanëve”, por ndryshimi me skuadrën e sotme është se Sauthgejt dhe asistenti i tij, Stiv Hollënd, kanë shpenzuar orë të tëra në stërvitje për t’i perfeksionuar ato.
Dhe sot kritikët besojnë se nuk ka ekip më të fortë në Rusi sesa ishullorët në këtë aspekt të lojës. Por për të mbërritur deri këtu, Sauthgejt ka kërkuar ndihmë përtej Atlantikut. Ai ka studiuar si NFL-në (futbollin amerikan) ashtu edhe NBA-në (basketbollin) për këshilla sesi bllokohen kundërshtarët, por edhe strategjitë sulmuese dhe mbrojtëse të këtyre sporteve.
