SPORT, 26 Qershor 2018, 17:59

Franca dhe Danimarka zgjedhin kualifikimin dhe jo spektaklin

Franca dhe Danimarka zgjedhin kualifikimin dhe jo spektaklin

Franca dhe Danimarka “preferuan” një barazim midis tyre (0-0), me të dyja skuadrat që avancuan në fazën me eliminim direkt, duke ndarë dy vendet e para në Grupin C.

Për herë të parë në 38 ndeshje në këtë Botëror kemi një barazim pa gola.

Peruja befasoi Australinë me një fitore të pastër 2-0, në ndeshjen tjetër të atij grupi. Gjithsesi, të dyja skuadrat rikthehen në shtëpi.

Renditja përfundimtare pas takimeve të treat: Franca, 7 pikë; Danimarka 5, Peruja 3 dhe Australia 1 pikë.

/TPZ.AL/