TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roko Komiso, biznesmeni amerikan me origjinë italiane, kërkon të blejë Milanin dhe jo vetëm të jetë aksioner i pjesshëm, Sipas mediave italiane, biznesmeni i cili ka në pronësi edhe ekipin e Nju Jork Kozmos, i ka dhënë një ultimatum prej 48 orësh presidenti aktual të kuqezinjve, Li Johghong.
68-vjeçari, i cili vlerësohet se ka një pasuri prej rreth 4,3 miliardë dollarësh, kërkon të blejë menjëherë 100% të aksioneve të Milanit dhe duke parë vështirësitë e Li për të siguruar para dhe që vazhdon të marrë borxhe nga fondi “Elliott”, i ka bërë një ofertë mjaft interesante.
Ai është gati të paguajë menjëherë 500 milionë euro për të marrë klubin kuqezi, një ofertë të cilië pronari kinez mund ta pranojë duke parë vështirësitë që ka. Sipas mediave italiane, kjo mund të sjellë ndryshime edhe në stafin teknik të skuadrës, pasi pronari i ri, do të preferonte Antonio Konten para Gatuzos.