TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Argjentina avancon. Nuk eliminohet. E bujshme! Në letër diçka e tillë nuk do të përbënte lajm, por duke parë tri ndeshjet e zhvilluara në fazën e grupeve prej tyre, ky kualifikim duket thuajse një mrekulli.
Një kombëtare e hutuar, pa talent në shumë zona të fushës, me amnezi personale dhe në të tria repartet madje, gjëra shumë të vështira për t’u shpjeguar.
Gjithsesi, është gjithashtu një kombëtare që nuk vdes kurrë (njësoj si në eliminatoret e Amerikës së Jugut), sepse nëse deri në minutën e 85-të Mesi me shokë ishin jashtë Botërorit, një minutë më pas i gjen në 1/8-at, gati për të thënë fjalën e tyre. Por për të mundur Francën do të duhet shumë më shumë…
Gjithsesi, më shumë sesa triumfi i bardhekaltërve, gjatë ndeshjes ka tërhequr vëmendjen Diego Armando Maradona, edhe pse nga tribunat. Legjenda e futbollit di që të përbëjë lajm, por dje emocionet e mëdha të takimit e kanë dërguar atë në një gjendje të fikëti, e cila përhapi jo pak panik.
Nëse në fillim të sfidës ai u pa shumë euforik, në fundin e pjesës së parë, Maradona ka pasur një luhatje të madhe tensioni, e cila e ka dërguar në gjendje të fikëti. “Pibe D’Oro” është mbajtur në krahë dhe është futur në ambientet e brendshme të stadiumit, me stafin mjekësor që i ka ardhur menjëherë në ndihmë.
Maradonës i është kërkuar që të braktisë stadiumin, por ai nuk ka pranuar që ta braktisë Argjentinën, edhe me forcë madje. Kjo ka bërë që 57-vjeçari të detyrohet të marrë disa ilaçe, doza të forta të forta, dhe ndoshta për këtë arsye gjatë pjesës së dytë u pa edhe i përgjumur.
Gjithsesi, në fund, e gjithë frika ka kaluar, sepse pas golit të kualifikimit të shënuar nga Roho, Maradona është ngritur në këmbë dhe madje ka festuar edhe në një mënyrë shumë vulgare, duke treguar dy gishtat e mesit nga fusha…
Panorama