SPORT, 26 Qershor 2018, 15:26

I priti penalltinë Ronaldos, historia e portierit të Iranit, nga lavazhier në... pastor

Historia e çuditshme e portierit të Iranit, pastori që i priti penalltinë Kristiano Ronaldos Ylli portugez Kristiano Ronaldo gaboi dje nga pika e bardhë e 11-metërshit, teksa në minutën e 53-të, portieri iranian Aliriza Beiranvand i priti penalltinë kapitenit të Porugalisë.

Pritja e tij bëri jehonë në të gjitha mediat, gjithsesi askush nuk e dinte që portieri 25-vjeçar është pastor në Iran dhe në jetë ai ka vuajtur shumë. Alirizai ka fjetur rrugëve, e më pas i është dashur të punojë lavazhier dhe në piceri të ndryshme, gjithsesi fati i buzëqeshi dhe shumë vite më pas ai ka arritur të bëhet protagonist me sa mundi me përfaqësuesen e tij, duke mos i lejuar humbjen në ndeshjen e fundit në Botërorin kombëtares së Iranit.