AKTUALITET, 1 Maj 2020, 18:43

Pranga për shqiptarin dhe grekun, qeni zbulon drogën në banesë

Pranga për shqiptarin dhe grekun, qeni zbulon drogën në

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia helene me akuzën e trafikut të drogës. Operacioni për arrestimin e dy personave u zhvillua në Chalikda, ndërsa aktiviteti i tyre shtrihej në gjithë zonën e Euboea.

Lënda narkotike u zbulua në shtëpinë e tyre nga qeni antidrogë dhe ishte e fshehur në 15 enë të ndryshme me peshë totale një kilogramë dhe 155 gram, të cilat u konfiskuan.

Po ashtu policia i gjeti edhe një shumë prej 4185 euro, që mendohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

45-vjeçari grek dhe 23-vjeçari shqiptar u vunë në pranga dhe ndaj tyre u ngrit akuza e trafikut të drogës. Dosjet e tyre u dërguan Prokurorinë e Shkollës së Parë në Chalkida.