AKTUALITET, 22 Tetor 2018, 12:33

Laboratori i heroinës, gjykata jep sot vendimin për 5 të arrestuarit/ EMRAT

Laboratori i heroinës, gjykata jep sot vendimin për 5 të

Ditën e sotme, Gjykata e Kukësit, pritet të japë masën e sigurisë për pesë nga gjashtë të arrestuarit e laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit.

Të arrestuarit janë: Xhevit e Anila Shuti, Mustafë Shuti, Flamur Bisho Çela e Vehbi Barushi. Policia u sekuestroi 150 kilogram opium i cili shërbente për të bërë heroinën.

Njëri prej të arrestuarave është bizesmen turk, dyshohet se ka sjellë opiumin nga Afganistani.

Operacioni i policisë u organizua tre ditë më parë, lënda narkotike u gjet brenda laboratorit, ndërsa në pranga ranë 6 persona. TPZ.AL