AKTUALITET, 22 Tetor 2018, 11:58

Arrestimi i Ndokës dhe Çukos, Ndreu: Prokuroria e Policia me dy standarde

Arrestimi i Ndokës dhe Çukos, Ndreu: Prokuroria e Policia me dy

Pas arrestimit të ish-deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ka ardhur reagimi i deputetit socialist Pjerin Nderu.

Ndreu ka deklaruar pas mbledhjes së grupit të PS-së se ka rezerva për mënyrën si ka vepruar Prokuroria dhe Policia me këto raste. Ai tha se është vepruar me dy standarde në ndalimin e tyre.

Ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka akuzohet për “Tjetërsim pronash”, si dhe për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Ndërsa ish-kreu i burgjeve dhe ish-deputet i PS-së Arben Çuko akuzohet si i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve. Dyshohet se ai ka marrë një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të të dënuarit Olsi Karagjozi.

Çuko u shkarkua nga detyra një muaj më parë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Deklarata e plotë:

Nuk marr përsipër të gjykoj provat, por kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimet, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit si dhe praktikimin e dy standardeve.

Një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e Krimeve te Renda. Duhet të shihen me qetësi këto gjera.

Ne si force politikë nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e te vepruarit të prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme.

Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat. TPZ.AL