TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama për të diskutuar për situatën në vend si dhe dy nismat e maxhorancës.
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se ligji për bastet dhe ai për shpifjen kanë qenë kryefjalë të mbledhjes së socialistëve.
Mësohet se kryeministri Rama ka porositur deputetët të mos mungojë asnjë në seancën e së enjtes ku do të votohet ligji për lojërat e fatit. Po kështu Rama iu ka kërkuar ligjvënësve socialistë të denoncojnë çdo shpifje.
E me sa duket për këtë të fundit maxhoranca ka ngritur një ekip avokatësh për ta ndjekur ligjërisht.
“Ligjin për lojërat e fatit do ta votojmë me shumicë dhe është i lutur çdo deputet t’i bashkohet votimit. Të gjithë duhet të jeni në seancën e së enjtes për të votuar ligjin për lojërat e fatit. Asnjë të mos mungojë në seancën e së enjtes.
Po kështu do ju kërkoja që të gjithë të denonconi çdo shpifje duke firmosur dhe kaq ka ekip që e ndjek”, mësohet se ka thënë Rama në mbledhjen e grupit.