TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, Gjykata e Apelit në Tiranë, do të shqyrtojë kërkesën për lirimin e Ervis Martinajt. Ndaj tij gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë, ndërsa sot ai kërkon lirinë.
Atentati në zonën e ish-bllokut ndodhi mbrëmjen e datës 4 tetor, në një kafene ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj së bashku me Elion Haton mbetën të plagosur.
Ndërsa pronari i kafenesë ku ndodhi ngjarja, Redi Poposku akuzohet për dëshmi të rreme duke mos treguar të vërtetën për Ervis Martinaj. Autor i vrasjes dhe plagosjeve dyshohet të jetë komandoja Mervjol Bilo. TPZ.AL