TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sërë arrestimesh janë bërë dje nga policia e Shtetit dhe Prokuroria, pas operacioneve të ndërmarra me partnerë ndërkombëtarë.
Këto operacione u paralajmëruan pak ditë më parë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj që pati një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë gjermane Ditier Romann.
Madje në batutë e sipër Xhafaj iu rekomandoi gazetarëve të rrinin pranë zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme dhe atij të policisë së Shtetit për të marrë informacione për ato që pritej të ndodhnin, shkruan Balkan Web.
Anëtarët e grupit kriminal Avdulaj u arrestuan dje e po ashtu dhe dy ish-deputetë të lidhur me ta.
Ndërkaq të premten, më 19 tetor në Has u zbulua një laborator i përpunimit të heroinës ku u arrestuan disa persona.
Këto arrestime vijnë në kohën që Arbër Çekaj, pronari i Arbri Garden kontenierët me banane të të cilit u kapën me kokainë ndodhet në burg në Gjermani. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që Çekaj të ketë thyer kodin e heshtjes dhe të jetë rrëfyer për policinë gjermane e cila ka bashkëpunuar më pas me policinë shqiptare në operacionet e fundit duke çuar pas hekurave disa persona si pjesëtarë të 4 grupeve kriminale dhe zbuluar rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës.