AKTUALITET, 23 Mars 2020, 15:59

Kuba dërgon një brigadë mjekësh në Itali: Nuk sjellim mbetjet, ndajmë atë që kemi

Kuba dërgon një brigadë mjekësh në Itali: Nuk sjellim

Në një akt solidariteti ndërkombëtar, Kuba ka dërguar në Itali një brigadë me më shumë se 50 mjekë për t’i ndihmuar ata në luftën kundër koronavirusit.

Ishulli i Karaibeve, një nga shtetet e fundit të mbetura në botën komuniste, ka një histori të gjatë dërgesash të ndihmave mjekësore në vendet në nevojë. Sipas agjencisë së lajmeve kubaneze, “Prensa Latina”, grupi që mbërrin në Itali përfshin 36 mjekë, 15 infermierë të diplomuar dhe një specialist të logjistikës.

Ata do të punojnë në një spital fushor të ndërtuar në Krema, një qytet me rreth 34,000 njerëz, i vendosur në provincën e Kremones, Lombardisë, rajoni i goditur më rëndë nga epidemia. “Prensa Latina” citoi koordinatorin kombëtar të grupit të kubanezëve duke iu thënë banorëve në Itali: “Toka jonë nuk ofron atë që ka mbetur, kombi ynë ndan atë që ka”.

https://twitter.com/CubaSolidarity/status/1241843897934000129