TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në urgjencën qendrore në QSUT janë hapur çadrat për triazhimin e të sëmurëve të mundshëm që mund të paraqiten me simptoma.
Këto çadra do të kenë krysisht si qëllim ruajten e shëndetit të personelit mjekësor, por edhe analizimin paraprak të personave që mund të paraqiten.
Sipas ABC News, këto çadra janë vendosur për të shmangur zinxhirin e transmetimit.
Në këto çadra do të futen fillimisht individë të ndryshëm që mund të sillen nga ambulancat apo nga familjarë të tyre. Gjatë ditës së sotme është se pacientët e sjellë me autoambulanca nuk janë lejuar që të kenë familjarë apo të afërm të tyre me vete.
Sa i përket stafit mjekësor që do të punojë në çadra, raportohet se si fillim plani është që do të punojë stafi mjekësor i urgjencës kombëtare, por nëse më tej do të ketë fluks, atëherë do të kërkesë për shtim të personelit.
Çadrat janë vendosur, por nuk janë ende funksionale.
