AKTUALITET, 23 Mars 2020, 15:27

Braçe jep leksion pastrimi për kryebashkiakët: Ja si lahen rrugët!

Braçe jep leksion pastrimi për kryebashkiakët: Ja si lahen

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me masat e marra nga bashkitë për dizinfektimin e rrugëve të qyteteve. Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar kryebashkiakët duke theksuar se nuk po ndjekin siç duhet rregullat për dizinfektimin e qyteteve. Zv.kryeministri në reagimin e tij shkruan se pasi mësuar se si lahen duart nga Evropa tashmë do të na duhet të mësojmë se si lahen rrugët dhe sheshet e qytetave.
Postimi i Plotë: RRUGET E TROTUARET LAHEN KESHTU! Pasi mesuam me shume se kurre nga Evropa e jo vetem se si lahen duart, tani duhet te mesojme se si lahen rruget, trotuaret, stolat! Shiko, e cmoj pafund perpjekjen,  punen e kryetareve te bashkive per dizinfektimin e cdo ambjenti publik; Por duhet edhe me shume! RRUGET E TROTUARET DUHEN LARE KESHTU! Ndalim qarkullimi e izolimi, duhet te sherbeje pikerisht per kete. KOMPANITE E KONTRAKTUARA PER PASTRIMIN E MBETJEVE TE LAJNE RRUGE E TROTUARE KESHTU! Ti pergjigjen kesaj situate, te bejne dhe ata dicka me shume!