AKTUALITET, 23 Mars 2020, 14:16

22 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

22 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në vend janë shënuar edhe njëzetë e dy raste të reja të zbuluara me koronavirus.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar pesëmbëdhjetë raste, në Dibër katër, në Kumanovë dy dhe në Ohër një rast.

Me rastet e fundit, deri në ora 12:00 numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 shkon në 136, prej të cilëve 1 është shëruar, kurse dy kanë humbur jetën.