AKTUALITET, 23 Mars 2020, 14:18

“Nuk e ndalim dot vdekjen të na marrë njerëz, por të shmangim kërdinë”, Rama me apel të fortë

“Nuk e ndalim dot vdekjen të na marrë njerëz, por të


Pas shtimit të rasteve me koronavirus në vendin tonë, me katër viktima deri më tani, kryeministri Rama ka dalë me një apel të fortë.

Ai ka theksuar se nuk e ndalim vdekjen të na marrë njerëz, por të shmangim kërdinë për shkak të papërgjegjshmërisë, dhe ka përsëritur thirrjen për izolim, dhe respektim të rregullave të vendosura.

“Sic e patë, fatkeqësisht humbi jetën dhe një 42 vecar që nuk vuante nga sëmundje kronike, ngushëllime familjeve të të ndjerëve. E dimë se virusi synon më të moshuarit dhe më të dobëtit, por as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Por ju lutem si të gjithë herët, të gjithëve, mos luani me zjarrin, nuk e ndalim vdekjen të na marrë njerëz por të shmangim kërdinë për shkak të papërgjegjshmërisë, do të humbasim njerëz, askush nuk e di se sa, po jo të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, këtë e kemi ne në dorë”- tha ai.