AKTUALITET, 23 Mars 2020, 15:09

Të gjithë të rinj, tri vatra të reja me koronavirus në Fier

Të gjithë të rinj, tri vatra të reja me koronavirus në

Janë katër raste të reja të konfirmuara në rrethin e Fierit, të cilët tre janë në bashkinë e Fierit dhe një në bashkinë e Patosit.

Ajo që është e rëndë është se 3 rastet e bashkisë së Fierit janë raste të veçuara dhe nuk kanë parur histori të kaluar apo të kenë kontaktuar persona apo vende të infektuara nga vende të tjera kohët e fundit.

Siç raporton për ABC News gazetarja Valbona Davidhi, po gjurmohet zinxhiri i kontakteve të tre të rinjve, situata është e rëndë sepse mendohet që numri i të prekurve nga të rinjtë është i lartë. Ata ndërkohë janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Nga ana e Bashkisë Fier janë duke u marrë masat për të distancuar të rinjtë nga familjarët.

Moshë e tre prej të prekurve në Fier nën 25 vjeç.

Në bashkinë e Patosit kemi një 61 vjeçar i cili është fqinj i 85 vjeçarit që u transportua 2 ditë më parë drejt spitalit infektiv në tiranë me simptoma të rënda. 85 vjeçarja u infektua nga djali i saj 62 vjeç i cili kishte mbërritur ditët e fundit nga Italia.

Gjendja e të prekurve për momentin raportohet se është e stabilizuar ndërkohë që numri total i të prekurve ka shkuar në 12.

Bashkia e Fierit ka bërë edhe dezinfektimin e mjediseve dhe ambienteve ku këta banorë jetojnë. Bëhet fjalë për lagjen “1 maj”, lagjen “Liri”, dhe lagjen “Afrim”.