AKTUALITET, 23 Mars 2020, 14:44

Dy javë tek vajza në Tiranë, pastaj u shtrua në Sanatorium: Detaje nga gruaja nga Shkodra që rezultoi pozitiv me koronavirus

Dy javë tek vajza në Tiranë, pastaj u shtrua në Sanatorium:


Shkodra i është shtuar hartës se qyteteve të prekura nga koronavirusi duke numëruar momentalisht një rast pozitiv.

Raportohet  se bëhet fjalë për një grua 62 vjeçe, e cila ka qenë e shtruar në Sanatorium për katër ditë dhe më pas është transferuar për në shtëpi.

Gruaja ka qendruar për dy javë tek e bija në Tiranë dhe më pas është transferuar për në Shkodër ku edhe i janë shfaqur simptomat e koronavirusit.

Deri më tani, në Shqipëri janë shënuar 104 raste me koronavirus, ndërsa 4 kanë ndërruar jetë.