AKTUALITET, 23 Mars 2020, 14:14

Fillon java e tmerrit, rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Zgjerohet harta, virusi edhe në Shkodër

Fillon java e tmerrit, rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga


Është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Gjatë 24 orëvë të fundit janë shënuar 15 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 104.

Ndërkohë, numri i të vdekurve ka shkuar në katër.

Vlen për t’u theksuar fakti se hartës së zonave të prekura i është bashkuar edhe Shkodra tashmë me një rast. Gjatë 48 orëvë të kaluara janë numëruar rastet e para në Vlorë dhe Korçë, me respektivisht 4 dhe 3 raste.

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 68 qytetarë

• Durrës 7 qytetarë

• Lushnje 2 qytetarë

• Elbasan 2 qytetarë

• Fier 12 qytetarë

• Rrogozhinë 2 qytetarë

• Kavajë 3 qytetarë

• Korcë 3 qytetarë

• Vlorë 4 qytetarë

• Shkodër 1 qytetarë