AKTUALITET, 23 Mars 2020, 14:30

Mjeku Gëzim Xhepa thirrje qeverisë: Kthe sytë edhe nga mjekët e familjes, ata ndeshen me sëmundje që prodhojnë viktima më shumë se koronavirusi

Mjeku Gëzim Xhepa thirrje qeverisë: Kthe sytë edhe nga


Mjeku Gëzim Xhepa iu ka dhënë këshilla qytetarëve, sesi duhet të mbrohen nga COVID-19 , me qëllimin që virus të mos përhapet më shumë.

Xhepa i ka bërë edhe thirrje qeverisë që të hedhë sytë nga mjekët e familjes, të cilët sipas tij kanë mbi shpinë shëndetin e të sëmurëve kronikë. Ai shprehet se këta mjekë, nuk janë thjeshtë noterë vulash, por ata ndeshen me sëmundje që prodhojnë shumë më tepër viktima në periudha kaosi.

“Shtrini fashën e parashkrimit të medikamenteve në receta elektronike edhe për medikamente që kanë nevojë për preskriptimin e specialistëve… Të sëmurët kronikë janë sot më tepër se kurrë në dorën e mjekëve të familjes…

Këta mjekë, sot më tepër se kurrë, nuk janë thjeshtë noterë vulash siç ka tentuar t’i transformojë sistemi ynë problematik shëndetësor…, por janë ata që po ndeshen realisht me sëmundje që prodhojnë shumë më tepër viktima në periudha kaosi…, se sa coronavirusi dhe viruse më të fortë se ai…!!!”, shprehet ai.

POSTIMI:

PANIKU VRET MË SHUMË SE ÇDO EPIDEMI…!

1. Të sëmurë kronikë mbani lidhje të rregullta telefonike me mjekun e familjes… Shmangni kontaktet e drejtpërdrejta me mjediset mjekësore dhe grumbullimet në to… Mos haroni se ndryshimet në organet tuaja të sëmura janë të parikthyeshme dhe kërcënuese për jetën… Kjo situatë paniku kërkon viktima…!!

2. Mjekë të familjes jeni ju skalioni mbrojtës i jetës së shumë më tepër pacientëve se ata që kërcënohen nga pandemia… Situatat panikut do kërkojnë nesër shumë më tepër viktima…, se po shpëtojmë sot…

Ndonëse heronj të heshtur të këtij kaosi pandemik…, ruani veten, familjen dhe të sëmurët tuaj duke shmangur kontaktet e drejtpërdrejta me pacientë dhe duke shtrirë kontaktet telefonike përtej izolimit dhe fashave orare…. Në emër të jetës, le të kthehet telefoni juaj mbrojtësi kryesor i shëndetit dhe shmangies së komplikacioneve te të sëmurët kronikë dhe të moshuarit… Nëse coronavirusi ka ngritur në këmbë botën…, ju jeni heronj të vetëmuar, që në heshtje rrini në skalionin e mbrojtjes së jetës së atyre që kanë aq shumë nevojë për mjekësinë çdo ditë të jetës së tyre…

3. Mjekë specialistë sa më shumë të vihemi në dispozicion të telefonave të mjekëve të familjes me mendimin tonë profesional…, aq më pak komplikacione do kemi sot për hospitalizim dhe aq më pak viktima nesër, kur do dalim si triumfator mbi pandeminë që tronditi botën… Kujdesi i sotëm shmang dhjetëfishimin e viktimave në radhët e të sëmurëve kronikë nesër…

4. Qeveri shqiptare kthe sytë nga skalioni i mjekëve të familjes…, që sot realisht kanë mbi shpinë gjithë barrën e shërbimit shëndetësor dhe janë mbrojtësit kryesorë të shëndetit dhe jetës… Shtrini fashën e parashkrimit të medikamenteve në receta elektronike edhe për medikamente që kanë nevojë për preskriptimin e specialistëve… Të sëmurët kronikë janë sot më tepër se kurrë në dorën e mjekëve të familjes… Këta mjekë, sot më tepër se kurrë, nuk janë thjeshtë noterë vulash siç ka tentuar t’i transformojë sistemi ynë problematik shëndetësor…, por janë ata që po ndeshen realisht me sëmundje që prodhojnë shumë më tepër viktima në periudha kaosi…, se sa coronavirusi dhe viruse më të fortë se ai…!!!

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.