AKTUALITET, 23 Mars 2020, 14:56

Rritet numri i të infektuarëve/ Kosova porosit shtatë mijë teste për koronovirusin

Rritet numri i të infektuarëve/ Kosova porosit shtatë mijë

Kosova e prekur gjerësisht nga koronavirusi duket se ka mungesë të theksuar të furnizimeve shëndetësore, si maska dhe doreza mbrojtëse, por mbi të gjitha në spitale mungojnë edhe testet për koronavirusin.

Ditën e sotme është mësuar se pritet që rreth shtatë mijë teste të reja për të testuar pacientët e dyshohen me Covid-19, të mbërrijnë në Kosovë brenda kësaj jave.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konferencë javën që lamë pas.

Ndër të tejra Ministri Vitia ka thënë se në stokun e mikrobiologjisë molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë janë rreth 1 mijë teste, por kanë porositur me urgjencë edhe 7 mijë të tjera.

“Janë edhe rreth 1 mijë teste në stokun e mikrobiologjisë molekulare në IKSHP, dhe pardje me urgjencë janë porositur edhe 7 mijë të tjera që priten të vijnë javën që vjen, por ndërkohë janë është përgatitur kërkesa edhe për teste shtesë pas këtyre. Kemi siguruar edhe një aparat për realizimin real-time PSR testeve. Si sëmundje e re nuk ka ndonjë protokoll të trajtimit antiviral, ne sot kemi marrë informacione se disa nga materialet si Rendecivir dhe Favir-Priravir, janë treguar të suksesshëm në trajtimit e të infektuarve. Menjëherë sot, janë kontaktuar kompanitë prodhuese por edhe ambasada e Japonisë, dhe shpresojmë se një kontingjent do të merret sa më shpejt.”– është shprehur Vitia.

Kujtojmë që Kosova në gjithë territorin e saj ka 33 të infektuar, ndërsa ditën e djeshme është shënuar edhe viktima e parë nga COVID-19.