TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër detaj është mësuar lidhur me këngëtarin fierak Erind Xhaferi, i cili u arrestua nga Policia e Fierit pas një denoncimi për përndjekje të dyshuar të vajzave të mitura dhe kryerje të veprimeve të turpshme ndaj tyre.
Mësohet se Xhaferi është proceduar edhe rreth dy vite më parë, pas një denoncimi për një rast të dyshuar të ngacmimit seksual.
Sipas të dhënave paraprake, në atë kohë ndaj tij nuk është vendosur arrestimi, ndërsa çështja është ndjekur në gjendje të lirë.
Ndërkohë, në rastin e fundit, Policia e Fierit ka ndërhyrë pas një telefonate të bërë nga disa vajza në sallën operative, duke raportuar rastin e dyshuar.
Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kryen verifikimet në terren dhe organizuan veprimet operacionale për dokumentimin e ngjarjes. Në vijim, Erind Xhaferi u ndalua dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku vijuan veprimet procedurale.
Sipas informacioneve paraprake, ndaj tij është ngritur dyshimi për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.