TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit”, është shprehur se ,Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Parlamenti po zvarrisin qëllimisht mandatin e deputetëve të rinj, më synim që ti zgjasin sa më shumë mandatin këtij parlamenti ilegjitim
“Ajo që ndodh faktikisht është që Parlamenti shqiptar dhe KQZ-ja po zvarrisin sa më shumë këtë proces, për të zgjatur procesin e vakancave sepse nuk i kanë të gjitha listat.
Sa më shumë të zgjatet procesi i vakancave zgjatet më shumë ideja që Parlamenti është ilegjitim. Nga 100 kandidatë, 17 do ta pranojnë mandatin. Jo të gjithë janë trima. Ka edhe njerëz që kërcënohen, që edhe blihen. Kanë një të kaluar të errët. Nuk i njohim më dhe nuk janë pjesë e LSI-së. I kemi dërguar edhe një letër KQZ-së”, tha Kryemadhi.
/TPZ/AL/