AKTUALITET, 4 Prill 2019, 21:19

Dashamir Shehi: Rregullat brenda politikës janë bërë pis, do ta shembim këtë skaletë politike

Dashamir Shehi: Rregullat brenda politikës janë bërë pis, do

Dashamir Shehi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për protestën dhe aksionin e opozitës. Shehi tha se nuk ka një zbehje të aksionit opozitar dhe kjo do të shihet në protestën e datës 13.

Ai u shpreh se qëllimi i opozitës nuk është vetëm ardhja në pushtet, por edhe shembja e këtij sistemi politik.

“ Njerëzit nuk është se janë lodhur, kanë ardhur në protestë dhe do të vijnë edhe në datë 13. Defekti i kësaj punë është kjo, është ngritur një pritshmëri datash, se kur do bjerë Edi Rama.

Unë jam prej atyre që e kam thënë, se kjo është një rrguë e gjatë. Nuk them që do bjerë nesër pasnesër, por duhen muaj.

Ne nëse duam t’i realizojmë ato aspirata, kemi nevojë për kohë. Ne po themi të ndërtojmë një matricë tjetër politike. Ne duam ta prishim këtë llojë skalete politike. Ne do ta përmbysim këtë lloj loje, ndryshe largimi nga parlamenti nuk do të kishte asnjë vlerë. Dolëm nga parlamenti sepse rregullat brenda politikës janë bërë pis, janë të pandershme. “ u shpreh  Dashamir Shehi.

/TPZ.AL/