AKTUALITET, 4 Prill 2019, 20:17

Tensione tek “Astiri”, makina futet mes qytetarëve. Balliu: Ordineri donte të na shtypte (Video)

Tensione tek “Astiri”, makina futet mes qytetarëve. Balliu:

Protesta e banorëve të Unazës së Re është shoqëruar sot me tensione. Një makinë është futur me qytetarëve, duke acaruar të gjithë turmën. Sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, një person me makinë ka sulmuar banorët që protestonin.

Mjeti qe drejtohej nga nje shtetas i paidentifikuar ende hyri mes turmes ku kishte me se shumti gra dhe femije. Momenti ka qene tmerrues dhe ne video degjohen ulerimat e femijeve te traumatizuar. Policia e cila ndodhej shume prane vendit te ngjarjes nuk ka nderhyre dhe ka qendruar indiferente ndaj ketij sulmi qe mund te kishte qene me pasoja fatale per jeten e protestuesve, grave dhe femijeve te tyre. Sulmi eshte perseritur nga nje mjet i dyte dhe prape policia nuk ka nderhyre”, shkruan më tej PD në reagimin e saj.

Në protestë ka qenë i pranishëm dhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili u shpreh se makina ishte me targa 006.

U mundua që të shtyp njerëzit. Çfarë duan ata polica që rrinë ata, pse rrinë aty kot, pse nuk e kapin zvarr atë ordinerin që donte të shtypte qytetarët? Për çfarë rrinë ata policia, pse nuk i kapin këta provokator?”, tha Balliu.

Banorët e Astirit prej muajsh tashmw protestojnw çdo pasdite në Unazën të Re, dhe nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të tij. Ata shprehen se ky projekt është korruptiv, e për këtë duhet anuluar.