AKTUALITET, 4 Prill 2019, 20:05

Petrit Vasili: Alarm, mbjellja e kanabisit ka rifilluar në masë

Petrit Vasili: Alarm, mbjellja e kanabisit ka rifilluar në masë

Përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se në shumë zona të Shqipërisë ka rifilluar mbjellja e hashashit. Në një intervistë për “Fax News”, ish-deputeti i LSI-së shprehet se një zhvillim i tillë konfirmon edhe një herë se pas këtij projekti është qeveria “Rama”.

“Kjo polici, në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me rimbjelljet e mëdha të kanabisit, kanë rifilluar mbjelljet e mëdha të kanabisit. Në keni mundësi, merrni kamerat e shikoni në zonat e Shqipërisë. Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni në qarqe të tjera. Pra në vend të merret me këtë, e di se çfarë bën kjo? Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me policë të shtetit që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve“, tha Vasili.