AKTUALITET, 4 Prill 2019, 22:27

Laert Vasili: E majta i shërben të varfërve, Gaba: Aq shumë i do, sa i ka përzënë nga vendi

Laert Vasili: E majta i shërben të varfërve, Gaba: Aq shumë

Aktori Laert Vasili, i ftuar në emisionin "360 gradë" në RTV Ora, referuar sondazhit të IPR Marketing u shpreh se e majta i shërben të varfërve. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Gaba, i cili tha se i do aq shumë, sa i largon nga vendi.

Vasili: Nëse lexojmë si shqiptarë dhe jo si përfaqësues apo militantë e simptazantë, por si njerëz që i shërbejmë një ideali për një shoqëri më të mirë. E dimë shumë mirë që e djathta duke përfaqësuar oligarkinë financiare nuk mund të flasë për shportën e shqiptarëve, por vetëm e majta historikisht është përkulur përpara hallit të popullit, atëherë ju duhet të lexoni sondazhin dhe të shikoni që dy partitë e majta janë në 60% të këtij pyetësori do e quaja unë. E majta ka një ideal, i shërben vegjëlisë, i shërben të varfrit.

Gaba: Aq shumë i do sa i largon nga vendi.

Vasili: Mos më ndërprit. Të betohem do të kthehem keq. Ule zërin, mos fol. Të mbaroj unë, të flasësh ti. Dëgjo mua se jam më lart se ti.

Gaba: Mos e trash zërin.