TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit”, ka thënë se Shqipëria tashmë është në rrëzik, për shkak të shpopullimit, veçanërisht për shkak të largimit masiv të të rinjve. Kryemadhi tha se është tronditur gjatë një vizite në Dibër sepse në 27 fshatra të Dibrës, kishte gjetur vetëm një të ri.
“Do kisha shumë dëshirë që Rama të mos conte Shqipërinë për skrap. Problemi më i madh që kemi ne sot, është se po shkon për skrap Shiqpëria, të rinjtë shqiptarë që po ikin si skllevër.
Ku ka vënë dorën ai, është si të jetë shejtani që zhurit cdo gjë. Dëshirat e Ramës janë perverse, e ka treguar edhe rrethi i tij shoqëror. Është bërë shumë démodé me fjalë të përsëritura.
Nuk më shqetësojnë fjalët e tij. Sa kam zbritur nga malësitë e Dibrës, përvec varfërisë, kam parë që atje në 27 fshatra, gjeta vetëm një të ri, që nuk ikte dot jashte shtetit sepse e kishin përjashtuar për një vit. Janë larguar të gjithë të rinjtë. Problemi nuk është vetëm prodhimi i politikës, por cfarë do bëjmë për të shpëtuar vendin?
Është një varfëri e madhe edhe për tu angazhuar njerëzit në politikë. Në fakt, ajo që të bën përshtypje, është që të rinjtë, apo njerëzit e shkolluar nuk duan të merem me politik, sepse sapo hyn në politik direkt bëhesh pis”.u shpreh Kryemadhi.
/TPZ.AL/