AKTUALITET, 4 Prill 2019, 21:52

Rama tha se PD do të shkojë për skrap, Basha: E karakterizon agresiviteti rrugaçëror

Rama tha se PD do të shkojë për skrap, Basha: E karakterizon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje telefonike nga Berlini për emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar deklaratën e Edi Ramës, se PD dhe LSI do të shkojnë për skrap. Basha tha se kryeministrin Rama e ka karakterizuar gjithmonë agresiviteti rrugaçëror dhe se nuk është punë e opozitës së ndalë këtë agresivitet, por të ndryshojë sistemin.

Ylli Rakipi: Rama ka thënë se ju do të shkoni për skrap

Lulzim Basha: Sa kohë të merreni me batutat e Ramës, që flet per gjenitale dhe skrap si një adoleshent i cakorduar, duhet ta kuptojmë se është në moment nervozizmi sepse i ka ardhur fundi.Agresiviteti rrugaçëror e ka karakterizuar gjithmonë, nuk do merremi t’i vëmë fre gojës së Edi Ramës.

Ne duhet të ndalojmë që oligarkët të marrin peng ekonominë shqiptare, media të mos nënshtrohet. Këto nisin me largimin e Ramës, por nuk përfundojnë këtu.

/TPZ.AL/