AKTUALITET, 10 November 2026, 13:38

Tragjedia/ U mori jetën dy fëmijëve në aksidentin tragjik në Durrës, mbahet me dyer të mbyllura seanca gjyqësore për Nikoll Radaçin

Tragjedia/ U mori jetën dy fëmijëve në aksidentin tragjik

Dërgohet për gjykim Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që akuzohet për vdekjen e dy të miturve në aksidentin tragjik të 3 majit në Durrës.

Nikoll Radaçi, drejtuesi i automjetit që u përfshi në aksidentin tragjik të majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa mbeti i plagosur edhe një fëmijë tjetër.

Çështja është dërguar për gjykim, ndërsa ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e shtetasve të mitur.

Seanca paraprake pritet të zhvillohet sot në Gjykatë dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, raoporton gazetarja Vali Qyrfyçi.

Ndërkohë, për Nikoll Radaçin është kërkuar pushimi i akuzës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, për shkak të zbatimit të ligjit nr. 57/2026 “Për amnistinë”.

Aksidenti i rëndë ndodhi më 3 maj në Durrës, ku Radaçi u mori jetën dy fëmijëve të mitur, që po qëndronin në trotuar. Gjykata do të shqyrtojë kërkesën e organit të akuzës në seancën paraprake dhe të vendosë për vijimin e procesit gjyqësor.