AKTUALITET, 4 Prill 2019, 22:09

Djegia e mandateve nga opozita/ Lubonja, Shkullaku dhe Bushati debatojnë në studio

Djegia e mandateve nga opozita/ Lubonja, Shkullaku dhe Bushati debatojnë

Analistët Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, kanë qenë të ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku kanë diskutuar lidhur me aksionin e opozitës, djegien e mandateve dhe rrezikun e asgjësimit të opozitës.

Armand Shkullaku: Nëse ti flet për regjim mafioz, nëse flet për shtet të kapur nga krimi, nëse kemi shtet që drejtohet nga dy ministra të brendshëm të lidhur indirekt dhe direkt me trafikun e drogës, nëse ke skandale financiare të përmasave që trondisin Europën, nëse vidhen paratë në mënyrë të hapur, nëse vendoset për të ardhmen e njerëzve nga njw njeri i vetëm, këtu kemi një regjim. Opozita për cfarë shërbente në këtë rast? Për mua opozita ka bërë mirë, e ka bërë vonë, mund ta bënte që në dhjetor largimin nga parlamenti. Pjesa që na intereson ne, si njerëz që nuk jemi pjesë as e PS dhe as e PD, risku që opozita ka marrë mbi vete ekzitston. Nëse nuk bindin njerëzit, nëse nuk paraqiten si alternativë, këta le të ikin ë shtëpi, ikën edhe gjysma e problemit.Nëse opozita jep garanci dhe bëhet alternativë, ajo krijon frymë dhe e mund Ramën dhe cdo pushtet.

Nëse nuk e bën këtë, Rama është më i dobët pa të singjashmit e vetë. Këta pa njëri tjetrin vdesin. Sistemi nuk jeton dot vetëm me një pjesë të organit.

Fatos Lubonja: Pikëpyetja ime ka qenë, pikërisht me këtë që mos ndoshta, këtu ka patur një problem që PD nuk e pranon. Të treja partitë që kemi, kanë qenë parti oligarkësh, sponsorizoheshin nga disa oligarkë. Sa herë merrnin pushtetin, kur i flisnin popullit, pastaj në pushtet punon me oligarkët që I kishin financuar. Për mendimin tim, përse duhen 4 parti për 15 oligarkë? Ky zotëria që erdhi i ra më shkurt, tha, ore më jepni tepsinë marr të gjtihë oligarkët unë. Kush janë këta që kanë mbështetur PD-në? Kastrati, Zamiri. PD mbeti si peshku pa ujë. LSI, nga 17 deputet, 10 i kanë hyrë aty.

Në këtë kuptim, vijmë tek sistemi. Ky është sistemi që ne punojmë për 15-20 oligarkë. Ti thua ka nevojë për këta? Ka nevojë Kina, për opozitë? Putini gati aty aty.

Lind pyetja, ore mos ndoshta e ndihmuam ne këtë që të mbetet një parti e vetme në pushtet? Dhe pastaj ose duhet të transformohet PD shumë, ose të lind gjë e re, por a lënë gjë të re këta të lindë? Kam dyshimin, se garancia që je në parlament, të jep mundësi më shumë duke qenë deputet.

Mund të forcohet Rama, mund të bëhet më e vështirë. E vetmja rrugë që të pranoj atë që thoni ju, është që PD ti kthehet popullit, të largohet nga oligarkët.

Armand Shkullaku: Po ta shohësh, pavarësish PD apo PS, kanë kalëruar të njëjtin sistem. Po ta shohësh Edi Ramën, të gjtihë fjalimet që ka, ai nuk ekziston dot, pa patur kounterpartin e vet. Ai del në Librazhd për të folur me qytetarët. Normalisht ai duhet të thotë, në një vit e gjysëm të mëndatit, kam bërë këto gjëra. Por, ai thotë Ervin Duma, Gaz Salianji, Berisha, del me brekushe, Luli ska hallate. Ai edhe kur ka dalë, opozita ka nevojë ti referohet dikujt.

Ky nuk ka asnjë bilanc, e ka zero.Kur ra në normalitet, filloi të trajtojë si opozitë ata figurat që ka atje. I thoshte do ju mundim ju. Ka nevojë të ketë përballë dikë, që të thotë, më mbani mua, se jam më i mirë se këta.

Duke e lënë vetëm përballë shqiptarëve, edhe ata që besojnë propagandën e tij, do e shohin se është një flluskë sapuni. Edhe po ta mbajnë që të bëhet i përjetshëm, është popull që nuk e kupton sistemin demokratik, duan një lider që kërkon ti bëjnë portokalli.

Andi Bushati: Ndahemi tek kjo pikë, unë them se kjo ishte e vetmja rrugë. Përse? Sepse ka një problem. Kjo opozita që ishte deri tani, a shërbeu dot si barrierë për të ruajtur demokracinë? Ne sot kishim një rast flagrant. Opozita tha, Babalja, përgjimi, dëshmitari i rremë, e tregoi edhe se si zv drejtori i policisë manipulonte dhe cfarë ndodh, këtë ndëndrejtor e emëron drejtor. Cfarë bën me teatrin? Trajtoi opozitën si idiote, bëri ligj me emër të vecantë dhe e kaloi për ta shembur. Ai rreziku, që sa më shumë vite kalojnë aq më shumë Rama mund të bëhej krye oligarku. Kjo mund të ndodhte edhe me opozitën, e cila shërbente si fasadë. Tani të pakten ka rënë fasada. 20 e ca vjet ju desh algjerianëve për të rrëzuar diktatorin.

/TPZ.AL/