TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bazeli ka fituar sonte 2-0 në Rusi ndaj CSKA-së së Moskës dhe protagonist në këtë takim ka qenë mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.
26-vjeçari i kampionëve të Zvicrës ishte titullar si zakonisht, ndërkohë që “frymëzoi” skuadrën e tij drejt fitores me golin e shënuar në minutën e 29-të, kur pas një topi të rikuperuar në mesfushë, bëri një galopim drejt zonës mike dhe me një goditje të fortë nga distanca shmangu portierin vendas.
Ky gol u pasua edhe me një tjetër në fund të takimit, me protagonist sërish Xhakën, që asistoi për Oberlin. Me këtë fitore Bazeli është shumë pranë kalimit të turit, pasi renditen në vendin e dytë me 6 pikë, me tre më pak se Mançestër Junajtid.
Në këtë takim titullar ishte sulmuesi Albian Ajeti, që u zëvendësua në minutën e 61-të. Për Xhakën ky gol ishte i pari në kupat e Europës