AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 22:57

Juventus triumfon në “Teatrin e Ëndrrave”, por goli nuk mban firmën e Ronaldos

Juventus triumfoi 1-0 në “Old Traford” ndaj Mançester Junaitid, por golin e vetëm të takimit nuk e shënoi Kristiano Ronaldo, por Paolo Dibala. Trajneri i kampionëve të Italisë, Masimo Alegri fitoi ndaj homologut të tij, Hoze Murinjo në “Teatrin e Ëndrrave”, duke marrë fitoren e tretë në po aq ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate.

Në Grupin E, Bajerni fitoi 2-0 në Athinë me AEK-un (Martinez, Levandovski). Ajaksi fitoi 1-0 me Benfikën (Mazraoi në fund të ndeshjes).

Në Grupin F, gjermanët e Hofenhajmit barazuan 3-3 me francezët Lionit. Kramariç (2) shënoi për Hofenhajmin. Traore, Alvaro, Depay për francezët.

Mançester Siti demonstroi dominimin e tij ndaj Shahktar Donteskut: 3-0 për anglezët (D.Silva, Laporte, B.Silva).

Në Grupin G, Reali i Madridit fitoi 2-1 ndaj modestëve të Viktoria Plzen (Benzema 11’, Marselo 56’) për spanjollët. Hroskovski për çekët.

Roma mposhti 3-0 rusët e CSKA Moskës (Xheko 2, Under).

Në Grupin H, zviceranët e Jang Bojs barazoi 1-1 me spanjollët e Valencias. Batshuai shënoi i pari për Valencian, Hoarau barazoi me penallti.

Mançester Junaiti humbi 0-1 me Juventusin. Paolo Dibala realizoi në të 17’ për Juventusin.

/TPZ.AL/