TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aksioni për arrestimin e Admir Hoxhës, njeriut që ideoi dhe financoi laboratorin e heroinës në Has dyshohet se është dekonspiruar. Biznesmeni është shpallur në kërkim si një personazh kyç në trafikun e heroinës që u godit nga policia me aksion e fundit ku u arrestuan anëtarë nga 4 grupe kriminale.
Në kërkim janë edhe 2 shtetas turq dhe një tjetër nga Kosova që janë transportuesit e lëndës narkotike. Në pranga janë vetëm rojet dhe punëtorët e e laboratorit të Hasit.
Të gjithë pyesin nëse aksioni u dekonspirua. E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News24”, gazetarja Klodiana Lala, tha se Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa ka nisur një hetim lidhur me dyshimet.
“Si ka mundësi që arriti të largohej Admir Hoxha? S’dua ta besoj që ka pasur dekonspirim, por ka pasur një hetim nga SHÇBA, ka një dyshim të fortë edhe pse s’ka një konfirmim zyrtar”, – tha gazetarja.