TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Kosovë janë miratuar sot masat e reja anti-Covid. Qeveria ka vendosur që procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat të organizohet në formën online.
“Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e premte (13 nëntor).
Gjithashtu, Qeveria ka bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të personave të infektuar.