TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmja e parë me masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. 17 postblloqe të ngritura nga policia vetëm në Tiranë.
Rrugët u zbrazën pas orës 22:00, ndërkohë që baret dhe restorantet nisën të mbylleshin.
Në gjithë kryeqytetin policia ka parashikuar patrullime të shumta, kryesisht në zonat e njohura për lëvizje në orët e mbrëmjes si: ish-Blloku, Komuna e Parisit, zona e Astirit etj.
Për të parë mbarëvajtjen, por dhe angazhimin e policisë në zbatimin e aktit normativ që miratoi së fundmi qeveria, në terren ka dalë edhe drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit.
Pak ditë më parë, me këshillë të Komitetit Teknik të Ekspertëve, qeveria miratoi masat e reja kufizuese të lëvizjes dhe aktiviteteve të lokaleve dhe restoranteve, të cilat duhet të mbyllen nga ora 22:00 deri në 06:00.