AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 11:41

Justina Aliaj infektohet me koronavirus, rëndë në spital

Justina Aliaj infektohet me koronavirus, rëndë në spital


Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Justina Aliaj ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv në Tiranë, e infektuar me koronavirus.

Sipas News 24, këngëtarja prej katër ditësh është shtruar në spitalin Covid1, për shkak të komplikacioneve që i ka shkaktuar Covid-19.

Mësohet se gjendja e saj është e rënduar.

Justina Aliaj është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë.

Sakaq, interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te; “Rrethi i kujtesës”, “Bernand Alba”, “Gratë trojane”, “Nobodysees”, “Tartufi” etj.