AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 09:59

Dyshohet se mori peng një person, arrestohet 34 vjeçari vlonjat

Dyshohet se mori peng një person, arrestohet 34 vjeçari vlonjat


Policia i Vlorës ka arrestuar një 34-vjeçar pasi dyshohet se mori peng një person.

Sipas bluve të qytetit bregdetar ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë pa dëshirë, në mjetin e tij, shtetasin B. R., banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndaluar shtetasin Xh.(E.). R., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.