TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i fataliteteve në spitalet Covid në Shqipëri, po rritet çdo ditë. Vetëm ditën e djeshme, 11 persona kanë humbur jetën.
Por ndërsa të sëmurëve nuk u lejohet të përdorin as celularët dhe as të takohen me familjarët, ata janë vizituar nga Alkeo, punonjësi i i ERTV-së, që ka nisur një tur vizitash nëpër pavionet e sanatoriumit dhe te infektivi, për të paraqitur gjendjen në spitale, ashtu siç e shikon ERTV-ja e Edi Ramës.
Dhe ndërsa përgënjeshtronte akuzat se në spitale mungojnë pajisjet mjekësore, gazetari i ERTV, ka arritur të nxjerrë edhe disa sinkrona urimesh dhe falenderimi, ku shfaqen të sëmurë mirënjohës, që edhe pse rrezikojnë të vdesin, janë mirënjohës dhe falenderues për kushtet që iu janë krijuar.
Për disa prej tyre, punonjësi i ERTV-së mund të jetë edhe njeriu i fundit që shohin para se të mbyllin sytë.
Më poshtë, video makabre e "Edi Rama TV", në spital: