AKTUALITET, 11 Nëntor 2020, 22:47

Mesazhi i Kryepeshkopit Janullatos pas infektimit me COVID-19: Edhe nëse vdesim, të Zotit jemi!

Mesazhi i Kryepeshkopit Janullatos pas infektimit me COVID-19: Edhe nëse

Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, sipas Kishës Ortodokse "Shën Theodhori", ka lënë një mesazh para ikjes në Athinë ku pas infektimit me COVID-19 po kurohet në sptialin "Evangelismos".

"Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi”, shkruhet në postimin në rrjetet sociale.

STATUSI NGA KISHA ORTHODOKSE “SHËN THEODHORI” VLORË

“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi”, tha Kryepeshkopi Anastas, ndërsa u largua për në spital.