AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 10:56

Qytetarët dynden dhe shtyhen në dyert e spitalit, Baçi nxjerr videon: Situata e koronavirusit është jashtë kontrollit

Qytetarët dynden dhe shtyhen në dyert e spitalit, Baçi nxjerr


Ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi ka publikuar sot disa pamje nga qyteti i Fierit, ku sipas tij situata e COVID-19 është jashtë kontrollit.

Në pamjet e publikuara nga ish-deputeti i PD-së, vihen re qytetarë të shumtë që dynden dhe shtyhen në radhë për të marrë shërbim në një prej poliklinikave të Fierit.

Sipas demokratit radhët janë ardhur për shkak të një defekti në laboratorin e analizave mjekësore.

Luan Baçi thekson se qytetarë të infektuar lëvizin lirshëm nëpër qytet, por askush nuk interesohet për ta.

“Marrin mjekimin vetë, duke telefonuar mjek me njohje personale, në të shumtën e rasteve, jo mjek infeksionit. Kurohen në shtëpi, duke paguar infermiere shumë shtrenjtë për injeksionet. I blejnë ilaçet vete, ata që munden, pjesa dërmuese nuk ka mundësi dhe pijen vetëm paracetamol dhe çaj”, shkruan ish deputeti i PD-së në postimin e tij në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

SITUATA NE FIER JASHTE KONTROLLIT.

KAOS, KORRUPSION, PAPERGJEGJSHMERI.

Ne Fier mbizoteron kaosi, papergjegjshmeria korrupsioni, situata eshte jashte kontrollit.

Covid-19 virusi i rrezikshem mbizoteron kudo.

Jane me dhjetra familje, me te gjithe pjesetaret e tyre te infektuar dhe te pa identifikuar te pa regjistruar askund, askush nuk interesohet per ta.

Marrin mjekimin vete, duke telefonuar mjek me njohje personale, ne te shumten e rasteve, jo mjek infeksionist.

Kurohen ne shtepi, duke paguar infermiere shume shtrenjte per injeksionet.

I blejne ilaçet vete, ata qe munden, pjesa dermuese nuk ka mundesi dhe pijne vetem paracetamol dhe çaj.

Jane me qindra ata qe e dine qe jane me Covid, por levizin lirshem neper qytet, pa u mjekuar dhe aq me teper pa u karantinuar.

Mesues qe detyrohen te vene ne mesim, edhe kur njoftojne se jane te infektuar.

Vdekje pacientesh, qytetare Fierak me Covid qe i njohim mire dhe nuk raportohen si te tille.

Prej nje jave dyndje qytetaresh ne polikliniken e Fierit! Per shkak te nje difekti ne laboratorin e analizave mjekesore kryhet vetem nje numer i ulet i diagnostikimeve, nderkohe qe numri i qytetareve qe presin ne radhe eshte me dhjetera cdo dite.

Nervozizem, pritje e gjate, dhe kaos pa rrugezgjidhje.

I bej thirrje KM te papergjegjshem, te marre masat e duhura, ne Fier dhe gjithe Shqiperine.

Jeta e qytetareve eshte ne rrezik!