AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 09:49

“Humbe kontrollin mbi pandeminë”, Basha: Rama po shkatërron shëndetin dhe jetën e shqiptarëve

“Humbe kontrollin mbi pandeminë”, Basha: Rama po


Kryedemokrati, Lulzim Basha thotë se Edi Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një video me ato çfarë deklarojnë qytetarët.

Sipas Bashës, kryeministri po shkatërron jetët e qytetarëve, të cilët në videon e publikuar prej tij shprehen të pakënaqur për mënyrën si po trajtohen pacientët me Covid.

“Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare”, shkruan Basha.