AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 11:21

Kosova: Shtetasit e huaj që vijnë nga vendet me risk të lartë duhet të kenë testin e koronavirusit

Kosova: Shtetasit e huaj që vijnë nga vendet me risk të


Qeveria e Kosovës duke marrë parasysh situatën kritike me koronavirusin ka vendosur si kriter për shtetasit e huaj që do të hyjnë në vend të disponojnë testin e koronavirusit.

“Shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrimi në Kosovë por vijnë nga shtete me risk të lartë duhet të paraqesin testin e PCR negativ jo më larg se 72 orë para hyrjes në dogana, në bazë të parimit të reciprocitetit”,-thuhet në njoftim.

Gjithashtu kërkohet që shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë të izolohen në banesa për shtatë ditë në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit në rast se këta persona mund të jenë të infektuar.

Autoritetet e Prishtinës kukojnë angazhimin e të gjitha institucioneve shëndetësore për të bërë maksimumin në parandalimin e përhapjes së pandemisë.