AKTUALITET, 20 Nëntor 2020, 08:46

Koronavirusi i merr jetën kreut të kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Irinej

Koronavirusi i merr jetën kreut të kishës Ortodokse Serbe,


Ndërron jetë pak ditë pas infektimit me COVID-19 kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, teksa dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale, duke njoftuar vdekjen e tij.

Irinej, i cili kishte një influencë të madhe mbi serbët, nuk mundi të mbijetonte pas prekjes nga koronavirusi më 4 nëntor dhe u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare teksa ndodhej në një spital ushtarak në Beograd.