AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 22:43

Basha mund Ramën në betejën e audiencës "Live" në rrjetet sociale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka fituar betejën e audiencës "Live" në rrjetet sociale me kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Lulzim Basha, i ftuar “Opinion” në TV Klan në të njëjtin moment kohor ndiqej nga 6.8 mijë shikues online në profilin e tij në Facebook, ndërsa Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” ndiqej nga 2.1 mijë shikues online, pra tri herë më pak.