TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ylli Rakipi dhe ministrja Elisa Spiropali, kanë debatuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV, lidhur me akuzat ndaj Lulzim Bashës, se ka punuar kundër ushtarëve të UÇK-së.
Rakipi e pyeti Spiropali, se për çfarë e akuzojnë Bashën dhe çfarë gabimi ka bërë ai, por Spiropali nuk pati asnjë përgjigje.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Çfarë ka bërë zoti Basha? Mund të na thoni çfarë ka bërë zoti Basha në këtë rast?
Spiropali: Pse e mbroni Bashën sikur ai të jetë një bebe?
Rakipi: Unë dua të pyes se çfarë të keqe ka bërë Lulzim Basha?
Spiropali: Lulzim Basha nuk bën as mirë as keq se nuk bën asnjë punë. Unë merrem me faktin se Lulzim Basha nuk di të përgjigjet.
...
Spiropali: Edhe në këtë emision kjo po diskutohet.
Rakipi: Po ka më të zotë se ju për të bërë këtë gjë?
Spiropali: Epo e meritojmë këtë vend pra.
Rakipi: Në këtë gjendje që e keni sjellë këtë vend, e meritorni 100 vjet ta mbani. Sa të doni!
Spiropali: Basha të vazhdojë, përse nuk vazhdon? Nëse the se Bellanica ngjall të vdekurit, Basha vdes të gjallët.
/TPZ.al/
VIDEO:
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/11/19/rakipi-bellanices-mos-je-ngaterruar-dhe-te-ka-dale-luli-ne-enderr-si-te-vdekurit-qe-te-japin-cigare/