AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 21:14

Humbin jetën dy pacientë nga Covid në spitalin e Shkodrës, njëri polic bashkiak

Humbin jetën dy pacientë nga Covid në spitalin e Shkodrës,

Humbin jetën nga pasojat e Covid 19 ne Spitalin Rajonal të Shkodrës dy persona. Njëri prej viktimave është polic bashkiak në Shkodër, rreth 60 vjeç.

Mësohet se ata ishin negativizuar nga virusi, ndërsa ishin duke u trajtuar për pasojat e Covid. Dy pacientët ishin të shtruar në reanimacion, në pavionin e dedikuar për Covid-19.

Situata e pandemisë në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. Ministria e shëndetësisë raportoi sot 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.