TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në debatin me Baton Haxhiun për punën që ka bërë në Kosovë, Lulzim Basha pranoi se ishte një nga juristët e nivelit të lartë në UNMIK, por se nuk ka pasur asnjëherë akses në dosjet e hetimit të krimeve të luftës nga shqiptarët.
Basha tregoi se në Tribunalin e Hagës dhe në Departamentin e Drejtësisë kishte një rregull të artë.
“Shqiptarit kurrë nuk i besohej cështje kundër UCK-së dhe as kroatit. Kishte përkthyes, po. Por jo Legal Officer. Ata që hetonin krimet serbe ishin plot me Legal officer plot me shqiptarë dhe kroatë. Legal officer në hetimet kundër shqiptarëve nuk kishte kurrë shqiptarë. është e qartë se Lul Basha edhe po të donte nuk kishte akses. As kur u palu, as kur nuk u palu dosja, se shqiptarët konsideroheshin në konflikt interesi” tha Basha, duke iu përgjigjur akuzave se ai ka pasur kontribut në hartimin e dosjeve kundër krerëve të UCK-së.
Pjesë nga intervista:
Lulzim Basha: Këtë të dytën e di shumë mirë t’i që nuk është e vërtet. Dhe çdo kush që ka njohuritë minimale se si funksionon Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe komponenti i drejtësisë i Organizatës së kombeve të Bashkuara e di që aksesi në dosjet hetimore është i prokurorëve dhe i ndihmësve ligjor i prokurorëve. Nuk mundet askush tjetër të thotë mi sill mua dosjet ti shoh unë dosjet dhe kështu funksionon. Prandaj është e qartë si drita e diellit për këdo që e njeh sadopak UNMIKUN që Lulzim Basha kurrë edhe po të dëshironte, nuk mund të kishte akses në asnjë faqe të vetme te asnjë hetimi të vetëm, ndaj çdo shqiptari, ndaj çdo luftëtari apo ndaj ushtrisë çlirimtare te Kosovës.
Baton Haxhiu: Kur u palu dosja e besoj këtë.
Lulzim Basha: As kur u palua dhe as kur nuk u palua dhe as kur filloi dhe as kur mbaroi. Sepse shqiptarët konsideroheshin në konflikt interesi me të drejtë Baton Haxhiu dhe ti këtë e di fare mirë. Kështu që këtu ti japim fund kësaj shpifjeje, është shpifje e pastër, ndërsa për pikën e parë që the të jap të drejtë. Shiko në politikë, veçanërisht ne politikë në Shqipëri qe po transmetohet me shpejtësi dhe në Kosovë, duhet të fillosh të ndërtosh një lëkurë të trashë.
Baton Haxhiu: Kurrë nuk e ke pranuar që ke qenë në nivel të lartë.
Lulzim Basha: Po pra po, thoni përkthyes, thoni ishte kështu. Ore kjo është më e pakta që kanë thënë për mua. Për mua kanë thënë që jam biri i Enver Hoxhës, mua më thonë një herë në javë që se ke familjen këtu, e ke familjen në Holande. Dëngla të tilla flasin përditë. Nëse unë merrem ditë për ditë me shpifjet dhe gënjeshtrat ndaj meje, unë nuk kam kohë të merrem me detyrën që më është ngarkuar.