TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për akzuat që i janë bërë ditët e fundit për kohën kur ka shërbyer në UNMIK. Ai ka hedhur poshtë akuzat që i bëhen se ka marrë kasetën e masakrës së Krushës, ka shkuar në shtëpinë e verdhë apo ka marrë pjesë në arrestimin e komandantëve të UÇK-së.
“Kaseta e masakrës së Krushës është marrë nga Dash Peza si përkthyes i BBC siç e tha edhe Dash Peza. Ishte një trillim dhe fabrikim. Nuk ndihem as prekur dhe as cenuar.
Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Dhe faktin që Peza tregon se kaseta është marrë nga BBC dhe e kanë transmetuar të gjithë. E tha këtë Dash Peza. Ai mund të jetë mik apo ish-mik i Edi Ramës, por nuk mund të jetë miku im.
Kurrë nuk kam qenë pjesë e asnjë procesi. E tha mirë Baton Haxhiu që ajo që është thënë nuk është e vërtetë për arrestimin e një ish-komandanti të UÇK-së.
2 hetime kam bërë. Kam bërë pjesë në ekipin që ngriti akuzën ndaj Millosheviçit në 98-99. Kam qenë pjesë e këtij ekipi. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij ekipi. Në Mitrovicë kemi hetuar disa krime në 2000. Vetëm me këto hetime jam marrë unë.
Edhe për shtëpinë e verdhë nuk kam qenë asnjëherë. Janë gënjeshtra. Janë mashtrime” – tha Basha.
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/11/19/lulzim-basha-ja-tre-punet-qe-kam-bere-kur-qendroja-ne-kosove/